
Luis Diaz afër Bayernit, gati 80 milionë euro
Luis Diaz është shumë pranë transferimit te Bayern Munich, transferim që pritet të mbyllet së shpejti.
Mungesa e kolumbianit në miqësoren e fundit midis Liverpoolit dhe Milanit ngriti dyshime, të cilat u konfirmuan nga trajneri Arne Slot, i cili e justifikoi me fjalët: “çështje tregu”.
Sipas mediave britanike, dy klubet janë në përfundim të negociatave dhe kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për një shumë që shkon në rreth 80 milionë euro.
Bayern-i fillimisht kishte ofruar 65 milionë euro, por pas javësh bisedimesh e ka rritur ofertën për të bindur “të kuqtë”. Vetë Diaz ka qenë i hapur për largimin nga ‘Anfield’, i tunduar nga një aventurë të re në Bundesliga.
Ndërkohë, Liverpooli vazhdon të dominojë afatin kalimtar të kësaj verë në aspektin e investimeve, duke qenë skuadra që ka shpenzuar më shumë në Evropë deri më tani – mbi 330 milionë euro. Një shifër që mund të rritet më tej nëse realizohet edhe blerja e sulmuesit të Newcastle, Alexander Isak, i cili ka shprehur dëshirën për një transferim këtë verë.
Liverpooli është në rikonstruktim të thellë, ndërsa Bayern fiton një armë të re të fuqishme në krahë.


