Zyrtare: Mirlind Daku rinovon me Rubin Kazan deri në vitin 2029

Zyrtare: Mirlind Daku rinovon me Rubin Kazan deri në vitin 2029

Mirlind Daku ka zgjatur të ardhmen e tij me Rubin Kazan, duke firmosur kontratën e re që skadon në vitin 2029.

Lajmi është konfirmuar ditën e sotme nga klubi rus, i cili ka zgjedhur një mënyrë kreative për ta bërë publik rinovimin – duke u frymëzuar nga seriali i njohur koreano-jugor “Squid Game”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rubin Kazan publikoi një video me elemente vizuale dhe muzikore të inspiruara nga seria “Squid Game”, ku në fund shfaqet sulmuesi i Shqipërisë duke firmosur kontratën e re.

Rinovimi vjen pas një sezoni pozitiv për Dakun, i cili ka fituar besimin e stafit teknik dhe ka qenë një nga emrat më të rëndësishëm në repartin ofensiv të skuadrës.

Kjo marrëveshje e re është një sinjal i qartë i besimit afatgjatë që klubi rus ka te sulmuesi shqiptar, duke e parë si një pjesë kyçe të projektit për vitet e ardhshme.

Share This