Drenica emëron trajner gjermanin Thomas Brdaric

Drenica emëron trajner gjermanin Thomas Brdaric

Thomas Brdaric është trajneri i ri i Drenicës në futboll.

Klubi nga Skënderaj ka njoftuar të martën se me ardhjen e trajnerit të ri Drenica synon ngritjen e standardeve profesionale dhe ndërtimin e një mentaliteti fitues.

“Sot, FC Drenica shkruan një faqe të re në historinë e futbollit tonë. Me krenari ju njoftojmë se kemi nënshkruar kontratë afatgjate me trajnerin ndërkombëtar Thomas Brdarić, një emër i madh i futbollit gjerman, ish-lojtar i Bundesligës dhe trajner i suksesshëm në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë, ku ai ka arritur rezultate të jashtëzakonshme. Me përvojën e tij dhe me vizionin tonë të ri, FC Drenica sot hedh një hap të guximshëm drejt futbollit modern evropian”, ka theksuar Drenica.

“Me ardhjen e tij, ne e kemi afruar edhe më shumë Gjermaninë në Drenicë – një standard i ri profesional, një mentalitet i ri fitues dhe një energji e re për të ardhmen e klubit”.

Share This