Paralajmërim i OKB-së: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh

Paralajmërim i OKB-së: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh

“Irani ka kapacitetin për të filluar përsëri pasurimin e uraniumit për një bombë të mundshme brenda pak muajsh”, kështu ka deklaruar kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, Rafael Grossi.

Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), tha se sulmet amerikane në tre site iraniane fundjavën e kaluar kishin shkaktuar dëme të rënda, por “jo totale”, duke kundërshtuar pretendimin e Donald Trump se objektet bërthamore të Iranit ishin “shkatërruar plotësisht”.

Izraeli sulmoi objektet bërthamore dhe ushtarake në Iran më 13 qershor, duke pretenduar se Irani ishte afër ndërtimit të një arme bërthamore.

SHBA-të më vonë iu bashkuan sulmeve, duke hedhur bomba në tre objektet bërthamore të Iranit: Fordo, Natanz dhe Isfahan.

Grossi theksoi se Irani ende zotëronte kapacitete industriale dhe teknologjike… kështu që sikurse ai tha  nëse dëshirojnë, do të jenë në gjendje të fillojnë ta bëjnë këtë përsëri.

IAEA nuk është organi i parë që sugjeron se aftësitë bërthamore të Iranit mund të vazhdojnë ende më herët këtë javë, një vlerësim i inteligjencës së Pentagonit zbuloi se sulmet amerikane vetëm sa e vonuan programin me muaj.

Trump u kundërpërgjigj duke deklaruar se centralet bërthamore të Iranit ishin “shkatërruar plotësisht”.

Për momentin, Irani dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim.

Sipas një marrëveshjeje bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore, Iranit nuk i lejohej të pasuronte uranium mbi pastërtinë 3.67% niveli i kërkuar për karburant për centralet bërthamore komerciale dhe nuk i lejohej të kryente asnjë pasurim në uzinën e tij Fordo për 15 vjet./bbc

Share This