
Palmeiras në çerekfinalen e Kupës së Klubeve të Botës, mund Botafogo-n
Klubi brazilian Palmeiras është çerekfinalisti i parë i Kupës së Klubeve të Botës që po mbahet në SHBA.
Palmeiras mundi Botafogo-n, me rezultat 1-0, pas lojës në vazhdime pasi që koha e rregullt u mbyll pa gola.
Dueli mes dy skuadrave braziliane, ka prodhuar një sfidë tejet interesante, edhe pse u shënua vetëm një gol.
Paulinho në minutën e 100-të shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Palmeiras, e cila në çerekfinale do të presë fituesin e ndeshjes Benfica-Chelsea, duke që luhet sonte prej orës 22:00.


