Nico Williams i njoftom drejtuesit e Bilbaos se ka vendosur të largohet

Nico Williams i njoftom drejtuesit e Bilbaos se ka vendosur të largohet

Sulmuesi anësor i Athletic Bilbaos, Nico Williams, i ka njoftuar drejtuesit e klubit të tij se ka vendosur të transferohet te Barcelona, raporton prestigjiozja spanjolle “Mundo Deportivo”.

Klubi katalanas është i gatshëm të aktivizojë klauzolën e lirimit në kontratën e lojtarit 21-vjeçar, duke paguar menjëherë 58 milionë euro, ndërsa edhe 4 milionë euro të tjera do të derdhen gjatë vitit të ardhshëm fiskal.

Williams pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate me Barcelonën, e cila do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në qershor të vitit 2032.

Transferimi i tij pritet të bëhet zyrtar më 1 ose 2 korrik, në mënyrë që lojtari të jetë i gatshëm të nisë përgatitjet verore me bashkëlojtarët e rinj.

Share This