Trump: Falënderoj Iranin që na njoftoi paraprakisht për sulmin, URIME BOTË, ËSHTË KOHA PËR PAQE!

Trump: Falënderoj Iranin që na njoftoi paraprakisht për sulmin, URIME BOTË, ËSHTË KOHA PËR PAQE!

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për sulmet e Iranit në një bazë amerikane në Katar në faqen e rrjeteve sociale Truth Social.

Ai e përshkroi sulmin si një “përgjigje shumë të dobët” që Shtetet e Bashkuara “pritnin” dhe “e zmbrapsën në mënyrë shumë efektive”, transmeton Ballkani.info.

“U lëshuan 14 raketa – 13 u rrëzuan dhe 1 u “lëshu” sepse po shkonte në drejtimin e gabuar”, shtoi ai.

“Kam kënaqësinë të raportoj se ASNJË amerikanë nuk u plagosën dhe se dëmi minimal u shkaktua.”

Ai shtoi: “Gjëja më e rëndësishme është se ata morën gjithçka “nga sistemi i tyre” dhe shpresojmë se nuk do të ketë më URREJTJE. Falënderoj Iranin që na njoftoi paraprakisht, i cili nuk lejoi viktima apo lëndime. Ndoshta Irani tani mund të lëvizë drejt paqes dhe harmonisë në rajon, dhe unë do të jem i emocionuar të inkurajoj Izraelin të bëjë të njëjtën gjë.”

“Asnjë shtetas i Katarit nuk u vra apo u plagos në sulmin iranian”

“Unë do të doja të falënderoja Emirin shumë të respektuar të Katarit për gjithçka që ka bërë në përpjekjet e tij për të sjellë paqen në rajon. Lidhur me sulmin e sotëm ndaj bazës amerikane në Katar, kam kënaqësinë të raportoj se, përveç asnjë vdekjeje apo plagosjeje amerikane, po aq e rëndësishme, nuk ka pasur asnjë katar të vrarë apo të plagosur. Faleminderit për vëmendjen!”, shkroi Trump në një postim të ri.

Në postimin e tretë të një sërë postimesh, presidenti amerikan ka uruar botën dhe ka thënë se është koha për paqe.

“URIME BOTË, ËSHTË KOHA PËR PAQE”, ka shkruar shkurt Trump.

Share This