
Mbrojtja e syve nga rrezatimi UV, si t’i zgjedhim syzet e duhura
Të gjithë e dimë se si dielli mund të plakë lëkurën tonë, por ekspertët paralajmërojnë se mund të dëmtojë edhe shikimin tonë. Drita ultravjollcë ose UV mund të çojë në një sërë kushtesh që mund të ndikojnë në shikim, të tilla si katarakti. Sytë tanë madje mund të pësojnë edhe djegie nga dielli.
Për të shmangur dëmtimin e syve, optometristët thonë se ne duhet të mbrojmë siç duhet sytë tanë kur jemi jashtë në diell, por lajmi i mirë është se nuk kemi nevojë për syze dielli të shtrenjta për mbrojtjen që na nevojitet. Dr Malgorzata Rozanoswka, nga Shkolla e Optometrisë dhe Shkencave të Vizionit të Universitetit të Cardiff, Britani, tha se kërkohet mbrojtje adekuate, duke përfshirë “syze dielli të duhura”, krem dielli me faktor të lartë të mbrojtjes dhe kapele me strehë të gjerë.
“Kur je në plazh, ekziston reflektimi i UV nga uji, nga rëra. Mund të jetë mjaft e lartë,” tha ajo. Ajo shtoi se njerëzit që ecnin ose ngjiten në male kanë nevojë për më shumë mbrojtje sepse “sa më e lartë të ngjitesh, aq më i lartë ekspozimi ndaj rrezatimit UV”.
Si mund t’i dëmtojnë rrezatimi UV sytë tanë?
Duke filluar nga jashtë syrit, qepallat tona janë në rrezik nga ekspozimi në diell, sepse ato nuk një pjesë e trupit ku shpesh mendojmë të aplikojmë krem kundër diellit.
Lëkura është gjithashtu e ndjeshme ndaj kancereve të lidhura me UV, ashtu si pjesa tjetër e trupit tonë, duke përfshirë melanomën. Brenda syve tanë, ekspozimi afatshkurtër ndaj UV mund të çojë në fotokeratit, i cili është si djegia nga dielli që prek kornenë, dhe jo lëkurën.
Kjo gjendje e dhimbshme njihet edhe si “verbëri e borës” dhe mund të prekë skiatorët dhe alpinistët që kalojnë kohë në lartësi të madhe.
Mungesa e mbrojtjes së syve tanë gjatë gjithë jetës sonë mund të çojë gjithashtu në përkeqësim të shikimit, duke rritur rrezikun e kushteve të tilla si katarakti dhe degjenerimi makular i lidhur me moshën (AMD).
Dr Rozanowska tha se ekspozimi i shtuar ndaj rrezeve të diellit mund të rrisë rrezikun e plakjes së parakohshme të retinës, si dhe pjesëve të tjera të syrit.
Kërkimi i syzeve të duhura të diellit do disa përpjekje. Në disa dyqane do të vini re etiketa me kategori nga 0 në 4, duke iu referuar sa të errëta janë lentet.
Syzet e diellit të kategorisë 0 lejojnë shumë rrezet e diellit, ndërsa kategoria 4 janë më të mirat për aktivitete në diell më intensiv, të tilla si ski ose ecje në male.
Syzet e diellit të kategorisë 4 bllokojnë aq shumë dritë të dukshme sa nuk konsiderohen të sigurta për t’u vendosur gjatë drejtimit të makinës.
Por syzet më të errëta të diellit nuk nënkuptojnë mbrojtje më të mirë UV dhe nuk mund ta dalloni duke parë ngjyrën e lenteve se sa mbrojtje UV ofrohet. Dr Rozanowska rekomandon të shikoni certifikatën për të parë nëse syzet e diellit bllokojnë dritën UV. Më e mira për t’u kërkuar është UV400, e cila bllokon 99% të të gjitha rrezeve UV-ve, tha ajo.
Syzet e mira të diellit gjithashtu nuk duhet të kushtojnë shumë para, disa syze dielli më të lira ofrojnë po aq mbrojtje sa ato të shtrenjta.
“Lentet ndoshta janë bërë nga i njëjti material si syzet e diellit shumë të shtrenjta të stilistëve, për sa kohë që ato kanë certifikatën CE ose UV 400,” tha Dr Rozanowska.
Syzet e diellit pa mbrojtje UV mund të shkaktojnë më shumë dëme në sytë tanë. Një tjetër gjë për t’u marrë parasysh është se jo të gjitha syzet e diellit ofrojnë mbrojtje të mirë në anën e syve tanë, një hapësirë e ngushtë mund të lejojë që drita UV të arrijë në sytë tanë, duke rezultuar në dëmtim të syve. / BBC/RTSH