Ministri izraelit i mbrojtjes: Udhëheqësi i Iranit nuk mund të vazhdojë të ekzistojë

Ministri izraelit i mbrojtjes: Udhëheqësi i Iranit nuk mund të vazhdojë të ekzistojë

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka deklaruar se udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, “nuk mund të lejohet të ekzistojë më”, pasi spitali Sokora u godit gjatë një sulmi me raketa iraniane.

“Khamenei deklaron hapur se dëshiron që Izraeli të shkatërrohet, ai personalisht jep urdhër për të qëlluar në spitale.  Ai e konsideron shkatërrimin e shtetit të Izraelit si një qëllim. Një njeri i tillë nuk mund të lejohet më të ekzistojë”, tha ai

Më herët, mediat shtetërore iraniane thanë se objektivi kryesor i sulmit me raketa të mëngjesit të sotëm ishte një vend ushtarak pranë spitalit Soroka, jo vetë spitali.

Shërbimi i urgjencës izraelite thotë se të paktën 89 njerëz janë plagosur në të gjithë vendin pas një vale sulmesh. Në Iran, ushtria e Izraelit thotë se ka shënjestruar vendet bërthamore.

Sulmet mëngjesin e sotëm vijnë në një kohë kritike, teksa presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-së në luftë. Sipas BBC, Trump thuhet se ka miratuar planet për të sulmuar Iranin, por nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëroi për “dëme të pariparueshme” nëse SHBA ndërhyn. /rtsh/

Share This