
Limaj: Me një takim gjërat nuk zgjidhen
Pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj nga Nisma pohoi se takimi me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun ishte jashtëzakonisht i mirë.
“Po jemi takuar…, kemi biseduar të gjitha temat, zhvillimet në Kosovë, mund të them se ka qenë takim jashtëzakonisht i mirë”, tha ai.
Limaj ka theksuar se me një takim gjërat nuk zgjidhen.