
Konate në bisedime me Realin, Liverpooli i trembet një tjetër lamtumire të dhimbshme
Trent Aleksandër Arnorld mund të mos jetë lojtari i fundit që braktis “Anfield Road” për “Santiago Bernabeu”-n.
Sipas shtypit spanjoll drejtues të klubit iberik kanë nisur që tani bisedimet me menaxherin e Ibrahima Konate për të kuptuar diçka më shumë rreth situatës së tij kontraktuale me ekipin e Liverpoolit.
27-vjeçari ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me Liverpoolin dhe në janar është i lirë që të firmosë me një ekip të ri. Për këtë fakt janë të shqetësuar në “Anfield Road” ku vetëm pak ditë më parë u përshëndetën me një lojtar si Aleksandër Aranold, i cili u transferua në Spanjë me parametra zero duke i shkaktuar një dëm të madh financiar ekipit të tij të zemrës.
Përsëritja e këtij skenari do të ishte një makth i vërtetë për Arne Slot dhe drejtuesit e lartë të klubit kampion të Anglisë.