
Zogaj i LDK’së: Po t’i kishim 48 deputetë, në dy javët e para do t’i krijonim institucionet
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, në emisionin “Click” në RTV21 tha se po t’i kishin 48 deputetë si Lëvizja Vetëvendosje aktualisht, do të ishin duke qeverisur.
Ai kritikoi Vetëvendosjen për mungesë të urave të bashkëpunimit.
“Kjo situatë është rezultat i rrënimit të bashkëpunimit të Vetëvendosjes me partitë tjera…”, tha Zogaj.
“Do me qeverisë gjithmonë i vetëm me arrogancë, sistemi politik në Kosovë kërkon bashkëqeverisje. Po t’i kishte LDK-ja 48 deputetë sot, do t’i kishim qenë duke realizuar qëllime. Me 48 numra ne do t’i kishim krijuar institucionet në dy javët e para, sepse kemi ura bashkëpunimi”, u shpreh Zogaj.