Osmani: Kosova e Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses

Osmani: Kosova e Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ka thënë se, Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses, me koordinim të ngushtë politik e institucional dhe me angazhim të përbashkët.

Osmani ka thënë se bashkëpunimi me Shqipërinë është shprehje e një vullneti të përbashkët kombëtar për të ecur përpara si dy shtete në shërbim të qytetarëve dhe të së ardhmes së përbashkët euroatlantike, raporton rtk.

“Sot, pata kënaqësinë ta mirëpres Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në frymën vëllazërore, e cila na bashkon. Ky bashkëpunim është shprehje e një vullneti të përbashkët kombëtar për të ecur përpara si dy shtete në shërbim të qytetarëve tanë dhe të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

Share This