
Haradinaj: VV i ka 5 vota të AAK-së nëse kandidat për kryetar Kuvendi është Glauku, Saranda ose Shqipja
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se LVV i ka pesë vota të AAK-së për kreytar të Kuvendit, nëse kandidat për këtë pozitë do të jetë Glauk Konjufca, Saranda Bogujevci ose Shqipe Selimi.
Haradinaj ka thënë se janë në gjendje ta votojnë një kandidat nga VV që është unifikues.
“Jemi në gjendje me e votu një kandidat në VV që është unifiikues. Kemi thënë se e votojmë Glauk Konjufcën, por edhe ndonjë tjetër. Jemi të varur nga Vetëvendosja”, ka thënë Haradinaj.
“Është e frikshme një qasje kaq indiferente. Q s’e gjejnë një kandidate që mbledh vota. Unë e them para qytetarëve të Kosovës, kemi dhanë Sarandën, Shqipen, dhe Glauk Konjufcën. Le ta nxjerrin njërin nga këta, i kanë pesë votat tona”, ka thënë Haradinaj në FRONTAL të T7.
Haradinaj ka deklaruar se këto pesë vota ia japin VV-së pa i kërkuar asgjë në këmbim.