Haziri: Sjelljet e Kurtit e suspenduan Dialogun Strategjik me ShBA

Haziri: Sjelljet e Kurtit e suspenduan Dialogun Strategjik me ShBA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk janë dallimet por kushtëzimet janë ato që e kanë suspenduar Dialogun Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Hazirit, me suspendimin e dialogut strategjik mund të rrezikohen edhe fondet e Mileniumit, e që sipas tij, janë pasojë e sjelljeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Tendenca mediale me manipulu këtë raport të kushtëzuar që qeveria amerikane e ka me Kurtin dhe me disa eksponentë të qeverisë së tij, nuk e amniston”.

“Por,  e mira e madhe është që marrëdhëniet e pakushtëzuara e të paprekshme janë me popullin e Kosovës, dhe ne do të vazhdojmë të jemi gardianë të ruajtjes së marrëdhënieve me qeverinë amerikane dhe të jemi falënderues e mirënjohës deri në fund për atë që kanë bërë tash e 35 vjet dhe 35 vitet e ardhshme besoj se do të zhvillohen edhe më shumë”, shkroi Haziri në Facebook.

Postimi i Hazirit:

Jo dallime, por kushtëzime!

Kushtëzimi ka suspenduar dialogun strategjik që ka filluar në fund të janarit të vitit 2025, fatkeqësisht, dhe me këtë konfirmim, ne kemi marrë, po ashtu, edhe fondin e mileniumit , i cili po ashtu mund të rrezikohet nga masat për shkak të sjelljes së Kurtit.

Tendenca mediale me manipulu këtë raport të kushtëzuar që qeveria amerikane e ka me Kurtin dhe me disa eksponentë të qeverisë së tij, nuk e amniston.

Por, e mira e madhe është që marrëdhëniet e pakushtëzuara e të paprekshme janë me popullin e Kosovës, dhe ne do të vazhdojmë të jemi gardianë të ruajtjes së marrëdhëniqeverinë amerikane dhe të jemi falënderues e mirënjohës deri në fund për atë që kanë bërë tash e 35 vjet dhe 35 vitet e ardhshme besoj se do të zhvillohen edhe më shumë.

Share This