
Ngrohja globale, temperaturat mund të thyejnë rekordin e nxehtësisë në 5 vitet e ardhshme
Temperaturat globale mund të thyejnë rekordin e nxehtësisë në pesë vitet e ardhshme, duke rritur rrezikun e thatësirave ekstreme, përmbytjeve dhe zjarreve në pyje, sipas një raporti nga Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) .
Për herë të parë, të dhënat treguan gjithashtu një gjasë të vogël që para vitit 2030, bota të përjetojë një vit 2 gradë Celsius më të nxehtë se epoka para-industriale, një mundësi që shkencëtarët e përshkruan si “tronditëse”.
Raporti tregon se ka një shans prej 70% që ngrohja mesatare 5-vjeçare për vitet 2025-2029 të jetë më shumë se 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.
Në vitin 2024, pragu prej 1.5 gradë Celsius u tejkalua në bazë vjetore për herë të parë, duke u konsideruar si viti më i nxehti në të dhënat vëzhguese 175-vjeçare.
Rritja e temperaturave globale nxjerr në pah kërcënimin në rritje për shëndetin e njeriut, ekonomitë kombëtare dhe natyrën, nëse njerëzit nuk ndalojnë së djeguri naftë, gaz, qymyr dhe pemë.
Mundësia e rritjes së temperaturës globale me 2 gradë Celsius do të shkaktonte dimrat arktikë 3.5 herë më të ngrohtë për shkak të shkrirjes së akujve, pyjet tropikale do të përballen me thatësira ekstreme, ndërsa Azia Jugore dhe Evropa Veriore do të përballen me më shumë përmbytje. /rtsh/