Vuçiq i kërkon trajnerit të Serbisë fitore ndaj Shqipërisë

Vuçiq i kërkon trajnerit të Serbisë fitore ndaj Shqipërisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë një tubimi në Nish, ka folur për ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Shqipëria dhe Serbia do të përballen më 7 qershor në ‘Arena Kombëtare’ në Tiranë, ndeshje që do të luhet në kuadër të kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Vuçiq ka kërkuar nga trajneri i përfaqësues së Serbisë në futboll, Dragan Stojkoviq ‘Piksi’ të arrijë fitore në ndeshjen kundër Shqipërisë që luhet më 7 qershor.

“Shumë njerëz nga Nishi harrojnë se çfarë është bërë. E pashë pak më parë dhe tani e shoh që është këtu, ju lutem duartrokitni fort trajnerin serb Dragan Stojkoviq ‘Piksi’, një legjendë e Nishit, i cili nuk u fsheh si shumë të tjerë dhe erdhi të jetë me ne sonte. Në qershor ose korrik do të luani atje kundër Shqipërisë, shkoni për t’i mposhtur ata”, tha Vuçiq.

Deklarata e presidentit të Serbisë vjen pikërisht në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, që do të zhvillohet më 7 qershor, një përballje gjithmonë e ndjeshme për shkak të historisë.

Kujtojmë që pak ditë më parë Vuçiq mori pjesë në samitin e Tiranës, ku u ul në tryezë me liderët e Evropës dhe u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Share This