S’ka gola në Gjilan, fitojnë Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Suhareka

S’ka gola në Gjilan, fitojnë Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Suhareka

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 35-të e parafundit e këtij sezoni në Superligën e Kosovës në futboll.

Kryesfida e kësaj fundjavë e luajtur në Gjilan mes skuadrës më të njëjtin emër dhe Dritës, është mbyllur pa gola.

Dueli mes rivalëve gjilanas ka prodhuar një sfidë interesante, me disa raste të mira nga të dy skuadrat, sidomos nga ana e Gjilanit, megjithatë, ky derbi nuk prodhoi asnjë gol.

Drita e cila tashmë ka siguruar titullin e kampionit ka 71 pikë në krye të tabelës, kurse, Gjilani është e katërta 50 sosh.

Tri pikë tejet të rëndësishme në garën për t’i ikur barazhit, i ka arkëtuar Prishtina e cila mundi në udhëtim Feronikelin, me rezultat 0-1. Rron Raçi (90+5’) shënoi golin e fitores për Prishtinën e cila tani ka 47 pikë në pozitën e shtatë, derisa Nikli ’74 tashmë është përshëndetur nga elita e futbollit kosovar.

Tri pikë të mëdha i ka arkëtuar edhe Llapi që në udhëtim mundi Ballkanin, me rezultat 1-0. Ardit Tahiri (13’), realizoi golin e vetëm dhe të fitores për llapjanët që tashmë kanë 44 pikë në pozitën e tetë, kurse, Ballkani është e dyta me 61 sosh.

Garës së barazhit i ka ikur Dukagjini që para tifozëve të tyre mundi Ferizajn, me rezultat 3-1. Klinasit tani kanë 48 pikë në mesin e tabelës, një më pak së Ferizaj.

Tri pikë të rëndësishme i ka arkëtuar edhe Suhareka duke mundur në udhëtim Malishevën, me rezultat 1-2, mirëpo, suharekasit mbesin në zonën e rrezikshme pasi kanë 42 pikë në vendin e parafundit, derisa Malisheva është e treta me 52 pikë të grumbulluara.

Share This