
I dërguari i Trumpit, Witkoff tregon planin e ri të negociatave Izrael-Hamas
I dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka përcaktuar një plan të ri gjatë negociatave në Doha për një marrëveshje mbi lirimin e të gjithë pengjeve në Gazë dhe rrëzimin nga pushteti të Hamasit në Rripin e Gazës.
Teksa ndërmjetësit kanë shprehur mbështetje për planin, dhe Hamas ka dërguar “sinjale pozitive, ” kryeministri Benjamin Netanyahu po insiston në një marrëveshje të kufizuar që nuk kërkon që Izraeli të përfundojë fushatën e tij ushtarake në Gaza.
“Amerikanët janë të vendosur që kushdo që nuk shkon me ta do të humbasë shumë, ” tha një zyrtar i lartë izraelit i vetëdijshëm për diskutimet, transmetojnë mediat izraelite.
Ndërkohë, anëtarët e kabinetit izraelit të sigurisë i thanë Kanalit 12 sot se “ky kabinet miratoi [pushtimin e planifikuar të Izraelit në terren të Gazës] në rastin që Hamas nuk pajtohet të lëshojë pengjet në kornizën [origjinale] Witkoff. Kryeministri do të gjykohet nga ne bazuar në atë se sa fort i qëndron presionit të Trump. ”
Kuadri origjinal Witkoff do të shihte një armëpushim të përkohshëm prej rreth 40 ditësh, në këmbim të rreth gjysmës së pengjeve të mbetur të gjallë.