
Chelsea mposht Liverpool-in në derbin e madh anglez
Chelsea e ka mposhtur Liverpool-in, me rezultat 3-1, të dielën në ‘Stamford Bridge’, derbin e kësaj fundjavë në Premier League.
‘Blutë’ e Londrës arkëtuan tri pikë të mëdha në garën për të siguruar një vend për zonën Champions në sezonin e ardhshëm duke mundur ‘The Reds’, këta të fundit qysh javën e kaluar e kanë siguruar titullin e kampionit në ishull, të 20-tin në historinë e tyre.
Fernandes (3’), Quansah (56’) autogol dhe Palmer (90+6’), shënuan për fitoren e Chelsea-s, kurse, golin e nderit për skuadrën mike e realizoi Van Dijk (85’).
Chelsea tani ka 63 pikë aq sa ka edhe Newcastle në pozitën e katërt, kurse, Liverpool kryeson tabelën me 82 sosh.