
Prishtina mposht Ballkanin në kryederbin e fundjavës
Prishtina ka triumfuar në derbin e kësaj fundjave duke mundur Ballkanin, me rezultat 1-0, të shtunën në ‘Fadil Vokrri’.
Prishtinasit dhe skuadra nga Suhareka, u ballafaquan në kuadër të javës së 32-të të elitës së futbollit tonë.
Përballja mes kryeqytetasve dhe Ballkanit, ka dhuruar një sfidë interesante, ani pse u shënuan vetëm një gol.
Edhe pse pjesëloja e parë u mbyll pa gola, megjithatë, të dy skuadrat patën rastet e tyre.
Në pjesëlojën e dytë, u zhvillua lojë me intensitet më të lartë, ku nuk munguan rastet, derisa ishte Leotrim Kryeziu, i cili në minutën e 85-të shënoi golin e fitores për Prishtinën dhe të vetmin në këtë ndeshje. Ky ishte goli i dhjetë i Kryeziut këtë sezon të garave.
Pas kësaj fitore, Prishtina ka 43 pikë dhe ngjitët në vendin e gjashtë, kurse, Ballkani është e dyta me 57 sosh.