
Barcelona-Inter, formacionet zyrtare
Më pak së një orë ka mbetur deri tek fillimi i ndeshjes mes Barcelonës dhe Interit.
Barcelona dhe Interi do të përballen sonte në gjysmëfinalen e dytë në Ligën e Kampionëve, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Barcelona hyn në këtë ndeshje me tre fitore radhazi, ndërsa Interi humbi tre ndeshjet e fundit.
‘Blaugranat’ në duel me Zikaltërit nuk do të mund të llogarisin në Robert Lewandowski, Marc Casado, Marc Bernal, Alejandro Balde, derisa tek Interi mungon vetëm Benjamin Pavard.
Formacionet zyrtare:
Barcelona: Szczesny; Koundé, Cubarsi, Inigo Martinez, Gerard Martin; De Jong, Pedri; Yamal, Olmo, Raphinha; Ferran Torres.
Inter: Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram.
Ndeshja Barcelona-Inter fillon në orën 21:00.