
Moti sot kryesisht me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht me diell.
“Vranësirat mund të paraqiten rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi”, njofton IHMK.