Presidentin Hashim Thaçi vendimi lirues e kthen menjëherë në shtëpi

Presidentin Hashim Thaçi vendimi lirues e kthen menjëherë në shtëpi

Ditët filluan së numëruari mbrapsht.

E gjersa orët e minutat po ecin drejt 16 shtatorit, datës kur do të merret vendimi për katërshen e UÇK-së, njërit prej tyre një pozitë po ia bëjnë gati.

Të paktën Partia Demokratike e Kosovës, për Hashim Thaçin po thonë se duhet të kthehet aty ku mandati iu ndërpre në gjysmë, në zyrën presidenciale.

E dëshira për Thaçin president, kaloi edhe jashtë mureve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Se ish-presidenti është i duhuri për shef shteti, një ditë më parë e tha deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj.

Nominimit të këtij të fundit të drejtë po i jep edhe një bashkëpunëtor i ish-udhëheqësit të shtetit.

E nëse pas 23 ditësh, gjykata vendos t’i lirojë nga akuza Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, sipas një avokati, ata mund të kthehen menjëherë në Kosovë.

Kjo për faktin që tashmë vendimi i vjetër u shfuqizua me një aktvendim të ri.

Nga kjo e diel në sheshet e Prishtinës u vendosën edhe flamujt me emblemën e UÇK-së, për siç u tha mbështetjen e krerëve të ushtrisë dhe për pritjen e tyre kur ata të kthehen në atdhe. /KlanKosova

Share This