
Trepça fiton dramën ndaj Sigal Prishtinës
Trepça ka triumfuar në gjysmëfinalen e tretë të “Play-off” të ProCredit Superligës, duke mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 67:61 (17:22, 23:11, 18:23, 9:5).
Ndeshja ka filluar më mirë për Sigal Prishtinën, e cila ka fituar çerekun e parë me 22-17. Megjithatë, Trepça ka reaguar në periodën e dytë, duke kaluar në epërsi me rezultat 40-33 në pushim.
Skuadra mitrovicase e ka ruajtur avantazhin edhe në pjesën e dytë, pavarësisht tentimeve të Prishtinës për përmbysje.
Te Trepça është dalluar Michael Myers Jr, i cili ka dhënë kontribut me 15 pikë dhe tetë kërcime, ndërsa për Sigal Prishtinën më i miri ka qenë Donte Clark me 18 pikë, katër kërcime dhe katër asistime.
Me këtë fitore, ‘Xehetarët’ kalojnë në epërsi 2:1 në seri. Ndeshja e radhës do të zhvillohet në kryeqytet, ku Trepça do të ketë mundësinë të mbyllë serinë dhe të sigurojë një vend në finale. Skuadra që arrin tri fitore kualifikohet për fazën përfundimtare.