
PDK: Kushtetuesja vërtetoi edhe një herë se pushteti në ikje ka shkelur Kushtetutën!
PDK-ja ka theksuar se është lajm shumë i mirë sot nga Gjykata Kushtetuese, e cila vërtetoi edhe një herë se pushteti në ikje ka shkelur Kushtetutën!
“Vendimi për ta shpallur Ligjin nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave si anti-kushtetues është dëshmi e qartë se qeverisja e kaluar e ka përdorur shumicën parlamentare për të kapur institucionet e pavarura, në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe demokratike”.
“Ky nuk është rasti i parë që Gjykata Kushtetuese e rrëzon një ligj të këtij pushteti në ikje. Me këtë qasje anti-kushtetuese kanë qeverisur – dhe me të edhe po ikin”.
“PDK e mirëpret këtë vendim dhe riafirmon zotimin tonë për të garantuar liri të mediave, pavarësi institucionale dhe sundim të ligjit. Koha e kapjes së shtetit po mbaron. Kosova mundet ma mirë!”, thuhet në reagimin e PDK-së.