Guardiola pas fitores ndaj Evertonit: Tani gjithçka është në duart tona

Guardiola pas fitores ndaj Evertonit: Tani gjithçka është në duart tona

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, e ka cilësuar fitoren 2-0 në udhëtim ndaj Everton si jashtëzakonisht të rëndësishme, teksa skuadra e tij po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve.

“Do ta quaja një fitore të madhe. Duhej të ishim shumë të zgjuar”, u shpreh Guardiola pas ndeshjes.

“Me pesë apo gjashtë ndeshje të mbetura, të fitosh në ‘Goodison Park’ në këtë moment, kur edhe Arsenal nuk arriti ta bëjë, është jashtëzakonisht e rëndësishme”, theksoi ai.

City siguroi tre pikët falë golave të vonshëm nga Nico O’Reilly dhe Mateo Kovacic, duke u ngjitur në vendin e katërt të renditjes. Nottingham Forest është i pesti, me një ndeshje më pak të luajtur.

“Jam shumë mirënjohës për gjithçka që këta lojtarë kanë bërë për më shumë se një dekadë, çfarëdo që të ndodhë. Ka qenë një periudhë e vështirë për ne, veçanërisht me lëndimet, por tani jemi stabil,” shtoi ai.

“Tani gjithçka është në duart tona. Një ‘finale’ të martën ndaj Aston Villa, pastaj edhe dy ndeshje të tjera – një në shtëpi dhe një jashtë. Shpresojmë të arrijmë suksesin dhe të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”, ka përfunduar strategu spanjoll.

Share This