Murati: Votimi është konsumuar, raporti nuk mund të hidhet në rivotim

Murati: Votimi është konsumuar, raporti nuk mund të hidhet në rivotim

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, thotë se Kuvendi ka marrë vendim për raportin për verifikim të mandateve më 15 prill dhe i njejti nuk mund të hidhet në votim. Ai thekson se votimi është konsumuar.

Murati shkruan në Facebook se pas këtij vendimi, vendimmarrja në Kuvend gjendet e bllokuar para një muri të pakapërcyeshëm.

“Deputetët s’mund të japin betimin, sepse kanë refuzuar verifikimin e mandateve të veta”, ka shkruar ai.

“E vetmja rrugë tjetër për të evituar skenarin e zgjedhjeve të reja, është një dakordim unanim politik, ku vetëm deputetët që kanë refuzuar mandatin me votën e tyre, tërhiqen dhe ua lëshojnë vendin e tyre kolegëve tjerë nga i njëjti subjekt. Një gjë e ngjashme kishtë ndodhur në legjislaturën që lamë pas me deputetët e Listës Serbe”, ka shkruar ai.

Share This