
Akuzat e Zelenskyt: Shtetas kinezë luftojnë përkrah Rusisë. Pekini: Deklarata të papërgjegjshme
Kina i është përgjigjur presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky duke i konsideruar deklaratat e tij si të papërgjegjshme për Pekinin duke qenë se kinezët e evidentuar në Ukrainë janë të vetëdijshëm për të luftuar përkrah Rusisë.
Qëndrimi i Ministrisë së Jashtme të Kinës vjen një ditë pasi Zelensky tha se autoritetet ukrainase kishin informacione se mbi 155 shtetas kinezë luftonin së bashku me Rusinë kundër Ukrainës teksa përmes një videoje ushtria ukrainase pretendonte se kishin kapur dy mercenarë kinezë në Ukrainën lindore.
“Ne do t’i këshillonim palët përkatëse të njohin rolin e Kinës si duhet dhe të jenë të kthjellët dhe të përmbahen nga shprehja e vërejtjeve të papërgjegjshme”, tha zëdhënësi i Ministrisë Lin Jian në një konferencë për mediat, pa përmendur Ukrainën ose presidentin e saj.
Zelensky përshkallëzoi kritikën e tij të Pekinit ditët e fundit pas njoftimit se Kievit pas kapjes së dy shtetasve kinezë në rajonin lindor Donetsk.
Duke folur në një konferencë për shtyp më 9 prill, presidenti ukrainas akuzoi Pekinin se po bën të verbrin përballë rekrutimit të qytetarëve të vet duke i lejuar ata të marrin pjesë në luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, raporton rtsh.