Vuçiq pas protestës masive në Beograd: I kënaqur që të rinjtë nuk donin dhunë

Vuçiq pas protestës masive në Beograd: I kënaqur që të rinjtë nuk donin dhunë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme pas protestës masive të studentëve në Beograd.

Vuçiq tha se është i kënaqur që u mbajt një protestë e madhe, me energji të madhe negative dhe zemërim ndaj autoriteteve, e cila kaloi pa asnjë incident serioz.

“Studentët protestues, 99 për qind e tyre, nuk donin dhunë. Unë jam i kënaqur sepse këta të rinj nuk donin dhunë. Ata u larguan sonte nga tubimi, pas incidenteve të para”, tha ai, shkruan Nova.

Më tej, ai tha se nga protesta janë arrestuar 22 persona, ndërsa janë lënduar 56 persona, kurse vlerësoi se në Beograd ishin 107 mijë protestues.

Share This