Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Pejë, afër viktimës ishte edhe një armë zjarri

Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Pejë, afër viktimës ishte edhe një armë zjarri

Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë.

Lajmin për express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se afër tij është gjetur një armë zjarri.

“Policia është njoftuar rreth orës 17:40. Me të arrit Policia dhe Emergjenca në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar konfirmon vdekjen e viktimës.

“Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, dhe rasti është duke u hetuar. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, tha Gashi.

Share This