
Man Utd mposhtet në penallti nga Fulhami dhe eliminohet nga FA Cup
Manchester United është mposhtur me rezultat 5-4 nga Fulhami pas ekzekutimit të penalltive në kuadër të rrethit të pestë të FA Cup, duke u eliminuar kështu nga kjo garë.
Të parët që kaluan në avantazh ishin mysafirët të cilët realizuan për 1-0 përmes Calvin Bassey në minutën e 45-të.
Reagimi i vendasve erdhi në pjesën e dytë, duke arritur të barazojnë shifrat në 1-1 përmes Bruno Fernandes i cili realizoi në minutën e 71-të.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndryshim rezultati dhe u desh që ndeshja të shkonte në vazhdime.
Chidozie Obi i ‘Djajve të Kuq’ pati një mundësi të artë në pjesën e parë të vazhdimeve për të kaluar ekipin e tij në avantazh, por Bernd Leno ia mohoi golin.
Një mundësi e patën edhe mysafirët në minutën e 110-të përmes Ryan Sessegnon, por Onana ishte në nivel të detyrës duke ia pamundësuar ta gjejë rrjetën.
Kështu, as vazhdimet nuk prodhuan një fitues dhe kësisoji u desh që të ekzekutoheshin penalltitë për të mësuar ekipin që siguron kualifikimin tutje.
Në penallti më të saktë u treguan mysafirët që fituan me rezultat 5-3, pasi tek vendasit dështuan të shënojnë Victor Lindelof dhe Joshua Zirkzee.
United tani do të rikthehet në Ligën e Evropës ku do të luajnë përballë Real Sociedadit në kuadër të fazës së 1/8 së finales të enjten.