
Sylvinho merr frymë lirisht, Ismajli nuk është i lënduar
Nuk ka alarm për Ardian Ismajlin. Mbrëmjen e kaluar mbrojtësi shqiptar i Empolit u zëvendësua në minutën e parë të pjesës së dytë dhe të gjithë menduan ky vendim i D’Aversës ka qenë i dëtyruar nga ndonjë shqetësim fizik i lojtarit.
Sot mësohet se trajneri i Empolit ka vendosur për të larguar Ismajlin në mes të ndeshjes me Juventusin pasi ka dashur që ta ketë të freskët për ndeshjen e Serisë A.
Siç dihet Empoli këtë sezon rrezikon rënien nga kategoria dhe për D’Aversën ndeshja në transfertë me Genoan është një finale e vërtetë.