
Qytetarët u tradhtuan nga qeveria, reagime të shumta për paralajmërimin e shtrenjtimit të rrymës
Tri kompanitë energjetike në Kosovë kanë kërkuar shtrenjtimin e energjisë elektrike. ZRrE ka bërë me dije KOST, KEDS dhe KESCO kanë dorëzuar aplikimet e tyre për shqyrtim të tarifave për vitin 2025. Kjo kërkesë është duke u shqyrtuar, derisa reagimet e qytetarëve kanë vërshuar në drejtim të qeverisë.
Kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesë për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.
Këtë e ka bërë të ditur, kreu i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE), Ymer Fejzullahu.
“Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kanë dorëzuar aplikimet për shqyrtimin e tarifave”.
Më tej, ai ka bërë me dije nga fundi i muajit të ardhëm do të dalin me propozime për këtë çështje.
“Aktualisht jemi duke i shqyrtuar këto kërkesa dhe pas shqyrtimit dalim me propozime. Besoj diku kah fundi i marsit deri më 1 prill afërsisht dalim me vendim”.