
Ferizaj mund Prishtinën, s’ka gola në Klinë
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ferizaj e ka mposhtur Prishtinën, me rezultat 1-0, të dielën në Ferizaj.
Dueli mes ferizajasve dhe prishtinasve, ka dhuruar një sfidë të kënaqshme, derisa ishte Albion Kurtaj në minutën e 12-të që shënoi golin e fitores për Ferizajn, e cila tani ka 26 pikë në mesin e tabelës, kurse, Prishtina renditet e katërta me 29 sosh.
Dueli tjetër i të dielës mes Dukagjinit dhe Gjilanit është mbyllur pa gola.
Të dy skuadrat patën rastet e tyre, megjithatë, kjo përballje nuk prodhoi asnjë gol.
Dukagjini ka 25 pikë në pozitën e shtatë, kurse, Gjilani ka dy pikë më shumë në vendin e pestë.