
Publikohet indeksi i fuqisë ushtarake, FSK në pozitën 141- Këto janë 10 ushtritë më të forta në botë
Është publikuar indeksi i fuqisë ushtarake, ku Forca e Sigurisë së Kosovës radhitet e 141.
Indeksi i fuqisë ushtarake të Kosovës është 4.9141.
Në këtë vlerësim, fuqia ushtarake e FSK-së u rishikua për herë të fundit më 01/08/2025, sipas Global Firepower.
10 vendet me indeksin më të lartë të fuqisë ushtarake janë: SHBA, Rusia, Kina, India, Koreja e Jugut, Britania e Madhe, Franca, Japonia, Turqia, Italia.
Serbia radhitet e 63’ta, Kroacia e 74’ta, Shqipëria e 78’ta, Mali i Zi i 127’ti.