Zyrtari i LDK’së: Janë mbledhur mbi 160 nënshkrime për Kuvend të jashtëzakonshëm, mund të dorëzohen sot

Zyrtari i LDK’së: Janë mbledhur mbi 160 nënshkrime për Kuvend të jashtëzakonshëm, mund të dorëzohen sot

Kreu i Degës së LDK’së në Rahovec, Burim Krasniqi, në një intervistë për Kosova Live ka thënë se sot mund të dorëzohen në parti nënshkrimet e mbledhur për të thirrur Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK’së.

Kransiqi ka thënë se nga informatat që ka nga grupi iniciues janë mbledhur mbi 160 nënshkrime.

“Sipas informatave që i kam, grupi iniciues, është e mundur që nënshkrimet të dorëzohen sot. Janë mbledhur mbi 160 nënshkrime nga informatat që i kemi prej grupit iniciues”, ka thënë ai, transmeton GE.

“Brenda 60 ditëve duhet të thirret kuvendi i jashtëzakonshëm. Atëherë shihet rezultati” , ka shtuar Krasniqi.

Share This