Ramosaj falënderon të gjithë për koncertin klasik në nder të Pavarësisë së Kosovës

Ramosaj falënderon të gjithë për koncertin klasik në nder të Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj ka falënderuar të gjithë për mbrëmjen e paharrueshme në koncertin klasik të organizuar nga Drejtoria për Kulturë në Qendrën Rinore në Deçan.

Ai e vlerësoi këtë si mbrëmje të paharrueshme, ku ndër të tjera shtoi se muzika dhe interpretimet e artistëve i sollën emocione të forta.

“Sonte patëm kënaqësinë të shijojmë një koncert klasik të jashtëzakonshëm, organizuar nga Drejtoria për Kulturë në Qendrën Rinore në Deçan, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Muzika dhe interpretimet e artistëve, na sollën emocione të forta dhe na kujtuan fuqinë e kulturës dhe artit në forcimin e identitetit tonë kombëtar.

Falënderoj nga zemra solokëngëtaret dhe pianistët për këtë mbrëmje të paharrueshme!”.

Share This