
Edi Rama pajtohet me Grenellin për atë që tha për Thaçin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka rishpërndarë postimin e emisarit amerikan, Richard Grenell, në të cilin tha se ky përvjetor i 17-të i Pavarësisë së Kosovës, është e njollosur nga burgosja e Hashim Thaçit në Hagë, padrejtësisht.
Grenell ka theksuar se ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë, duke u fokusuar në rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në këtë rrafsh, Rama i jep të drejtë Grenellit, duke thënë: “Absolutisht! Dhe sa më shumë të vazhdojë (burgosja e Thaçit), aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë!”, shkruan kryeministri.
Në mbyllje ndërkaq, Grenell shkruan: “Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit. Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës”.