
Prokuroria Speciale urdhëron hetime për ndërhyrje në faqen e KQZ-së
Prokuroria Speciale ka urdhëruar hetime për ndërhyrje në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Burime nga hetuesia kanë thënë për Paparacin se është zbuluar një sulm me qëllim që të shkaktohet huti dhe tjetërsim i rezultateve.
Faqja e KQZ-së është jashtë funksionit për më shumë se 1 orë pasi nisën të dalin rezultate të dyshimta dhe në përqindje të madhe në Pejë dhe në Podujevë.