Presidenti i Interit: Formati i ri i Champions-it është plot adrenalinë

Presidenti i Interit: Formati i ri i Champions-it është plot adrenalinë

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, duke folur për mediet italiane, ka thënë se formati i ri i Ligës së Kampionëve është mjaft i mirë, dhe sipas tij, format që sjellë plotë adrenalinë.

Kampionët në fuqi të Italisë, fazën e parë të këtij sezoni në elitën e futbollit evropiane e mbyllen në vendin e katër.

“Formati i ri i Champions League është plot adrenalinë. Ne dolëm të katërt në fazën e parë dhe jemi në një situatë shumë interesante, por me dy skuadra italiane që mund të përballen me njëra-tjetrën”, ka thënë Marotta.

“Është një mundësi e mirë për klubet dhe industrinë e futbollit”, ka pohuar kreu i Zikaltërve.

Share This