Interi sakrifikon Asllanin për Genduzin
Drejtuesit e Interit, tashmë janë duke menduar për afatin kalimtar të verës që po vjen.
Kampionët në fuqi të Italisë, janë duke menduar për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Sipas medieve italiane, Interi është magjepsur nga forma e mirë e mirë e shfaqur nga Mateo Guenduzi i Lazios.
Madje, siç raportohet, Zikaltërit janë gati të sakrifikojnë Kristjan Asllanin për Guenduzin e ‘lacialëve’.
Paga aktuale e lojtarit shqiptar është e përballueshme për Lazion dhe shkëmbimi i kartonëve të Guenduzit dhe Asllanit është opsion i mundshëm.