Gucati përfundon dënimin nga Specialja: Ishte vendim i padrejtë, çdo herë do të jem në mbrojtje të vlerave të luftës dhe Kosovës

Gucati përfundon dënimin nga Specialja: Ishte vendim i padrejtë, çdo herë do të jem në mbrojtje të vlerave të luftës dhe Kosovës

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës, ka përfunduar dënimin prej 4 vjet e 3 muaj.

Lajmin e ka bërë vet Gucati përmes një postimi në “Facebook”, ku ka shkruar edhe se për këtë ai është njoftuar nga Gjykata Speciale.

Postimi i plotë:

Sot u njoftova nga Gjykata Speciale përmes avokatëve që kam përfunduar dënimin prej 4 vite e 3 muaj, dënim që ishte ulur nga 4 vite e 6 muaj, i tërë vendim ishte i padrejtë.

Gjatë këtyre 4 vjet nuk mund të isha pranë familjes dhe atdheut tonë të dashur Kosovës, gjatë qëndrimit në Hagë në Kosovë dhe në familje ndodhën një mori ngjarjes, ajo që me goditi më së shumti ishte vdekja e babës i cili ndërroi jetë sa isha në Hagë.

Gjatë qëndrimit në Hagë së bashku më shokët dhe bashkëluftëtaret i qëndruam pranë njëri tjetrit dhe secili nga ne treguam zotësi të vërtetë dhe qëndruam ballë lartë dhe krenar për veprat tona, asnjëherë nuk u dorëzuam, por liria ime nuk mund të jetë liri e plotë pa shokët, duke filluar nga Baca Jakup, Hashimi, Kadriu, Rexha  Cali e Pjetri, të cilët janë të pafajshëm dhe i duhen më shumë se kurrë Kosovës sot.

Faleminderit gjithë atyre që më qëndruan pranë mua dhe familjes time gjatë kësaj periudhe.

Çdo herë do jem në mbrojtje të vlerave të luftës dhe të Kosovës.

Share This