Të mërkurën premiera e shfaqjes ‘Jam unë ajo’ në Teatrin e Gjilanit

Të mërkurën premiera e shfaqjes ‘Jam unë ajo’ në Teatrin e Gjilanit

Premiera e shfaqjes “Jam unë ajo” nga Valmira Thaqi dhe Dituri Neziraj, me regji nga Erson Zymberi, do të shfaqet më 25 dhjetor në Teatrin e Gjilanit, në orën 20:00, ka njoftuar ky institucion.

Shfaqja trajton një temë të thellë sociale, duke shpalosur historinë e dy grave, Dija dhe Vesa, të cilat përballen me depresionin pas lindjes. Ato janë të ndara nga realitetet e ndryshme, por të lidhura nga e njëjta barrë e padukshme që mbartin mbi vete. Shfaqja eksploron ndjenjat e faji dhe paaftësie që këto gra përjetojnë, si dhe sfidat e një shoqërie që i refuzon të drejtat e tyre për të qenë të thyeshme. Ky rrëfim guximtar i ndriçon një plagë sociale që shpesh mbahet e fshehur, duke sfiduar tabutë dhe duke i detyruar të gjithë të përballen me atë që shpesh injorohet.

Aktorë janë Semira Latifi dhe Tringa Hasani. Shfaqja është produksion / projekt nga Valmira Thaqi e mbështetur nga Ministria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, dhe Kosmonte Food, raporton rtk.

Share This