Dardanët triumfojnë ndaj Bullgarisë, ky është urimi i presidentit Ademi
“Urime Kosovë fitorja!”, kështu ka shkruar në “Facebook” presidenti FFK-së, Agim Ademi për fitoren e Kombëtares së Kosovës në futsall ndaj Bullgarisë.
“Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore të merituar në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Euro 2026 në ‘Main Round’”.
“Dardanët e futsallit shkëlqyen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, duke e mposhtur Bullgarinë, me rezultat 6:2”.
“Përgëzoj lojtarët dhe stafin e trajnerëve për këtë paraqitje dhe uroj që edhe në ndeshjet e ardhshme të vazhdojnë me këtë ritëm, duke ndjekur me përkushtim objektivin e kualifikimit. Forca Kosovë!”, ka shkruar presidenti i FFK-së, Agim Ademi.