LAJMI I FUNDIT: Prokuroria Speciale thërret për intervistim Kryeministrin Kurti
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ftuar për intervistim Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në thirrjen e Prokurorisë Speciale thuhet se Kryeministri Kurti duhet të paraqitet për intervistim të hënën e 16 dhjetorit në ora 09:30.
“Në mbështetje të nenit 120 te Kodit nr. 08/L-032 te Procedurës Penale tẽ Kosovës (KPP), detyroheni qẽ t’i pergiigieni thirrjes. Në mbështetje të nenit 132 të KPP, mosparaqitja juaj e paarsyeshme, do të jetë shkas që t’ju detyrojmë të paraqiteni dhe mund të dënoheni me gjobë deri 250 (dygindepesedhjete) Euro për çdo mosparaqitje”, thuhet në thirrjen Prokurorisë Speciale, drejtuar Kryeministrit Kurti.
Për këtë ka reaguar, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale.
Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.