Presidenti Ademi merr pjesë në 100-vjetorin e themelimit të Federatës së Futbollit të Bullgarisë
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ishte i pranishëm në mesin e emrave të shumtë të futbollit evropian në ceremoninë e 100-vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Bullgarisë.
“Gjatë këtij eventi të veçantë e përgëzova presidentin Georgi Ivanov për një shekull të federatës dhe për trashëgiminë e pasur të futbollit bullgar. I shpreha mirënjohjen time për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë”, ka shkruar presidenti Ademi në “Facebook”.
Ai ka theksuar se evente të tilla simbolizojnë lidhjen dhe bashkëpunimin e fuqishëm mes federatave tona dhe synimin e përbashkët për zhvillim të mëtutjeshëm të futbollit si sporti më i popullarizuar në botë.