Trump telefonon Putinin, e këshillon të mos përshkallëzojë luftën
Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump foli në telefon me presidentin rus Vladimir Putin të enjten dhe diskutoi luftën në Ukrainë, raportoi të dielën Washington Post.
Biseda e parë telefonike midis dy burrave që kur Trump fitoi zgjedhjet, ndodhi nga resorti i tij në Florida, thanë disa burime për WP, që sipas tyre, të dy burrat diskutuan qëllimin e paqes në kontinentin evropian dhe Trump shprehu interesin për bisedat pasuese për të diskutuar “zgjidhjen e luftës së Ukrainës së shpejti”.
Trump e këshilloi Putinin të mos e përshkallëzonte luftën në Ukrainë dhe i kujtoi atij “praninë e konsiderueshme ushtarake të Uashingtonit në Evropë”, raportoi Washington Post.
Gjatë fushatës zgjedhore, Trump tha se do të gjente një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës “brenda një dite”, por nuk shpjegoi se si do ta bënte këtë.
Sipas raportimeve të mediave, Trump kishte folur edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy të mërkurën.
Të premten, Kremlini tha se Putin ishte gati të diskutonte Ukrainën me Trump, por kjo nuk do të thotë se ai ishte i gatshëm të ndryshonte kërkesat e Moskës.
Më 14 qershor, Putini përcaktoi kushtet e tij për përfundimin e luftës: Ukrainës do t’i duhet të heqë ambiciet e saj në NATO dhe të tërheqë të gjitha trupat e saj nga i gjithë territori i katër rajoneve të pretenduara nga Rusia.
Ukraina e hodhi poshtë këtë, duke thënë se do të ishte e barabartë me kapitullimin, dhe presidenti ukrainas Zelenskiy ka paraqitur një “plan fitoreje” që përfshin kërkesat për mbështetje shtesë ushtarake nga Perëndimi
Kujtojmë se, në fushatën e tij presidenciale, Trump tha se do t’i jepte fund të menjëhershëm luftës në Ukrainë, megjithëse nuk ofroi detaje se si synonte ta bënte këtë.
Ai ka sinjalizuar privatisht se do të mbështeste një marrëveshje ku Rusia mbante një pjesë të territorit të pushtuar dhe gjatë telefonatës ai ngriti shkurtimisht çështjen e tokës, thanë njerëz të njohur me këtë çështje. /rtsh/