Fonseca: Luajtëm pa frikë, më e lehtë kundër Realit sesa ndaj Monzës
Paulo Fonseca ishte padyshim i kënaqur me suksesin e madh të Milanit të tij në fushën e Realit të Madridit:
“Ne fituam sepse lojtarët kishin guxim, ata erdhën këtu pa u frikësuar nga asgjë, vetëm të etur për të luajtur lojën tonë. Ne e përgatitëm ndeshjen që ta kishim topin në këmbët tona, në pjesën e parë bëmë gjëra të rëndësishme, në pjesën e dytë pati më shumë vuajtje, por vuajtëm së bashku dhe fitorja është e merituar”.
Ndeshjet evropiane janë krejtësisht të ndryshme nga ato të Serisë A. Shumë njerëz që jetojnë jashtë nuk e dinë se sa e vështirë është të luash kundër skuadrave nga kampionati italian, është më e vështirë të luash kundër Monzas apo Cagliarit (kundërshtari i radhës i kuqezinjve) sesa kundër Realit. Padyshim që Madridi është ndoshta skuadra më e fortë në botë, por nuk është e mundur të luash të njëjtin lloj ndeshjesh kundër skuadrave që mbrojnë.
Ne i treguam Evropës që skuadrat italiane nuk dinë vetëm të mbrohen, nuk jam dakord kur kjo thuhet për skuadrat italiane”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Milanit pas fitores 3-1 në Madrid në Champions.