Vitia: Viti 2025 do t’i gjejë infermierët me rritje page prej 110 eurove
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur pas konferencës që e ka pasur kryeministri Albin Kurti, i cili ka njoftuar se është rritur koeficienti i pagave në sektorin publik.
Në një postim në “Facebook”, Vitia është shprehur se infermierët do të kenë rritje page prej 110 euro.
“Viti 2025 do t’i gjejë infermierët dhe infermieret në sistemin publik shëndetësor me rritjen e koeficientit për 1 njësi, apo rritje page prej 110 eurosh. Qeveria për të gjithë”, ka shkruar Vitia.